Teknologji informacioni dhe komunikimi

Në shkollën Industriale "Pavarësia", nxënësit mund të ndjekin një prej profilet:

network

Rrjete të dhënash

user (1)

Mbështetje të përdoruesve të TIK

programming

Zhvillim website

interactive

Multimedia

Rreth drejtimit

Drejtimi TIK i ndihmon nxënësit e shkollës për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në nivele fillestare apo teknike të mesme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe rrjeteve kompjuterike. Teknologjia e informacionit ka qenë një nga segmentet me rritjen më të shpejtë të fuqisë punëtore për vitet e fundit dhe kërkesa për talentin vazhdon.

Në lëndët profesionale, e sidomos gjatë praktikave profesionale në biznese, nxënësit marrin njohuri dhe trajnohen mbi:

  •  Rrjetet me ose pa kabëll
  • Konfigurimin e të dhënave në pajisje CISCO
  • Sistemet endryshme të shfrytëzimit
  •  Bazat e të dhënave dhe integrimin e tyre në sisteme
  •  Konfigurimin e serverave të postës elektronike
  •  Mbrojtjen e komponentëve Hardware dhe Software
  •  Gjuhën e programimit C
  • Dizenjimin e faqeve Web përmes teknologjisë HTML apo CSS
  • Teknikat e programimit në Javascript, PHP, AJAX
  • Protokollet TCP/IP, FTP, HTTP, HTTPS, shfletuesve të web-it dhe serverave të web-it

Struktura e Kursit: 2+2 vite

Me përfundimin e arsimimit për “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të pare, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e tretë të kualifikimit profesional dyvjeçar (klasa e 13-të),në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi, ku fiton Diplomën e “Maturës Profesionale” dhe titullin“Teknik/e, menaxher/e”.

E ardhmja e profesionit

Kërkesa për shërbimet mbështëtëse të IT do të vijë gjithnjë e në rritje, me rritjen e investimeve në teknologji të reja gjithnjë e më komplekse.

Njohuritë dhe cilësitë e nevojshme:

  • Fokus te klienti dhe dëshirë për të ndihmuar të tjerët
  • Aftësi për të analizuar problemet shpejt dhe saktë
  • Përqasje metodike dhe të disiplinuar
  • Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve
  • Durim dhe këmbëngulje
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi të forta teknike.