Drejtimi “INSTALUES I SISTEMEVE TERMOHIDRAULIKE” (Hidraulik) i jep mundësinë nxënësve të marrin njohuritë bazë, aftësitë dhe trajnimet përmes praktikave profesionale në biznese që i lejojnë të punësohen më tej si ndihmës, punonjës të kualifikuar, apo si Teknik Instalues i Sistemeve TermoHidraulike. Në lëndët profesionale dhe sidomos në praktikat profesionale, nxënësit mësojnë mbi :
- hartimin e skicave në termohidraulikë
- saldimin dhe materialet metalike & jometalike
- materialet e ndertimit dhe elementet e nje banese
- ligjet e hidroteknikës
- elektricitetin
- instalimet hidraulike brenda një banese
- rrjetin e brendshëm të shkarkimeve, rrjetin e kanalizimit dhe rrjetin e jashtëm të ujësjellesit
- instalimet ngrohëse brenda një apartamenti