Historiku i Shkollës
Shkolla e mesme Industriale Pavarësia (SHIP) është hapur në vitin 1970-1971 dhe është një shkollë me Status Nivel Kombëtar. Deri në vitin 1990 në shkollë kanë funksionuar degët:mekanike,elektrike,ndertim hidrosanitar ,mekanik automobili, mekanike bujqesore etj. Në vitin 1982-1984 u projektua dhe u ndërtua Baza e re Prodhuese në bashkëpunim edhe me mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Shkolla ka një bazë të fuqishme të pajisur me pajisje dhe makineri të reja të prodhimeve të viteve të fundit. Aty realizohen praktikat në masën 60%-70%. Në vitin 2009 u hap dega “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”.
Sot në shkollën tonë nxënësit ndjekin këto drejtime: mekanik, elektroteknik, shërbime mjetesh transporti,teknologji informacioni dhe komunikimi, instalues i sistemeve termohidraulike.