Praktikat profesionale

Kur vullneti, dëshira dhe studimi bëhën bashkë asgjë nuk mund të të pengoj të bëhesh i suksesshem. Me dëshirën për të nxitur Inovacionin dhe përgjegjësinë sociale!
Me vullnetin për të kontribuar sadopak në aktivitetet e palodhshme dhe sfiduese të Ing Gentian Boçi për ta shndërruar Shkollën Industriale “Pavaresia” Vlorë në një qendër komunitare!
Me mbështetjen e Aftësi për Punë S4J shkolla Industriale “Pavaresia” Vlorë iu jep mundësin nxënësve përvetësimin e mëtejshëm të njohurive teoriko-profesionale, të aftësive e shprehive. Qëllimi i praktikës profesionale është që nxënësit të përdorin praktikisht njohuritë e fituara gjatë programit teorik dhe të aftësohen për zhvillimin e profesionit duke integruar njohuritë dhe kompetencat e fituara në fushën e tyre. Praktika profesionale duhet që të ketë një vëmëndje të veçantë në aspektet e zhvillimit në lidhje me çdo fushë, duke patur parasysh faktin që çdo profesion ka rëndësin e tij.  Lista e Bizneseve Partnere