‘Panairi I njohurive 2018’, shkëmbim I sukesshëm mbi ‘mënyrat e reja’

Një nga shtyllat kryesore mbi të projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J lidhet me ‘Mënyrat e Reja të të nxënit gjithëpërfshirës’. Ky term përfshin tërësinë e metodave dhe teknikave të mësimdhënies të cilat synojnë ta bëjnë mësimin më praktik, më të kuptueshëm dhe zbavitës për të gjithë, si dhe shftytëzojnë avantazhet e përdorimit të teknologjisë për të mësuar kudo – në shkollë, gjatë praktikës profesionale etj.

Teknika të tilla janë në bazë të mësimit të kombinuar, ku mësuesit orkestrojnë modalitete e metoda të nxëni, mësimin ballë për ballë dhe on-line, me qëllim arritjen e kompetencave kyçe dhe profesionale. Kjo përkon me nevojën e ridimensionimit të procesit të të nxënit, ku roli i mësuesit zhvendoset nga ‘mbajtës’ i informacionit në ‘lehtësues’ përmes përfshirjes aktive të nxënësve. Kombinimi i metodave e modaliteteve të ndryshme të të nxënit dhe mësimi përmes projekteve apo platformave online, lejon individualizimin e përvojave për zhvillimin e aftësive sipas nevojave të nxënësve. Është e provuar që përmes aplikimit të këtyre metodave, nxitet interesi, arrihen rezultate më të larta nga nxënësit, ulet niveli i braktisjes së shkollës dhe të rinjtë përgatiten më mirë për tregun e punës pasi arrijnë të zhvillojnë si kompetencat profesionale, digitale dhe ato ‘të buta’ si kreativiteti e puna në grup. Lexo më shumë >>