Njësia e zhvillimit

Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Njësia e zhvillimit, e cila ngrihet e funksionon pranë çdo institucioni ofrues i AFP është një strukturë e brendshme e cila angazhohet me hartimin,zbatimin e mbikëqyrjen e veprimtarive dhe projekteve zhvillimore të institucionit, në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë, me qëllimin përfundimtar përmbushjen e misionit të institucionit ofrues në bazë të parimeve të AFP dhe planit zhvillimor.

Synimet

Mbështetjen e funksionimit të ofruese të AFP si institucione që gëzojnë autonomi, bashkëpunojnë me aktorët në sistem dhe përshtasin proceset e instrumentet e brendshme në funksion të përmbushjes së misionit e objektivave dhe rritjes së cilësisë.
b. Rikonceptimi i imazhit dhe rolit të AFP si i orientuar nga kërkesa e tregut të punës dhe zhvillimet e fundit në sektorët ekonomikë, shkencë e teknologji;
c. Mbështeja e institucionit në punën për përgatitja e nxënësve/kursantëve me aftësitë e nevojshme dhe të kërkuara në tregun e punës duke synuar punësueshmërinë e tyre;
d. Lehtësimin e përfshirjes së gjithë stafit të ofruesve AFP në përmbushjen e funksioneve parësore (si aftësimi teorik e praktik përmes programeve të orientuara nga tregu të ofruara në mënyrë efektive, eficiente dhe me në qendër nxënësin e kursantin) dhe mbështetëse (si administrimi, zhvillimi i stafit, marrëdhient me bizneset, hartimi dhe menaxhimi i projekteve zhvillimore, makretingu institucional, orientimi në karrierë, gjurimi i nxënësve/kursantëve etj.).

Objektivat

Të thellojë njohuritë e nxënësve /kursantëve përsa i përket rrugëve të mundshme të karrierës;

a. Të zhvillojë dhe të zbatojë sisteme gjurmimi efektive në nivel ofruesi;
b. Të kryejë vendimmarrje të informuar në lidhje me rishikimin e kurrikulave dhe TNNP (Të Nxënit Nëpërmjet Punës) bazuar në të dhënat e gurmimit dhe analizën e nevojave për aftësi të stafit të shkollës;
c. Të kontribuojë për ta kthyer punësueshmërinë e të diplomuarve/certifikuarve të institucionit ofrues të AFP në synimin kryesor të institucionit;
d. Të koordinojë pjesëmarrjen dhe kontributin e të gjitha palëve të interesit (sektorin privat/bizneset/ndërmarrjet, IOAFP, prindërit dhe partnerët e tjerë publikë) në ofrimin e arsimit të orientuar nga tregu dhe TNNP
f. Të koordinojë dhënien e asistencës së nevojshme ndaj mësuesve dhe intruktorëve për hartimin e kurrikulës në nivel ofruesi.
g. Në bashkëpunim me drejtuesit dhe stafin e ofruesit të AFP, të ndërtojë procese dhe instrumente që sigurojë cilësinë e ofrimit të TNNP.
h. Të lëhtësojë procesin e zhvillimit të vazhduar profesional të stafit duke nxitur zhvillimin e brendshëm dhe koordinimin e aktiviteteve të tjera në mbështetje të përgatitjes profesionale të stafit.

Funksionet e Njësisë së Zhvillimit

Njësia e Zhvillimit do të jetë pjesë përbërëse e sistemit të menaxhimit të institucionit ofrues të AFP dhe do të mbulojë funksionet mëposhtme:

a) zhvillimin e vazhduar profesional të mësimdhënësve brenda institucionit;
b) zhvillimin e kurrikulave në nivel ofruesi;
c) krijimin e lidhjeve ndërmjet ofruesit dhe partnerëve socialë (biznesit);
ç) orientimin për karrierë të nxënësve/ kursantëve;
d) hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore;
dh) zhvillimin e marketingut të ofruesit;
e) mbledhjen e të dhënave të gjurmimit në nivel ofruesi.