Drejtimi “Mekanikë ” i jep mundësinë nxënësve të marrin njohuritë bazë, aftësitë dhe trajnimet përmes praktikave profesionale në biznese që i lejojnë të punësohen më tej si ndihmës, punonjës të kualifikuar, apo si Teknik/Menaxher Mekanik. Në lëndët profesionale dhe sidomos në praktikat profesionale, nxënësit mësojnë mbi :
- Parimet e mekanikës
- Vizatimin teknik
- Përgatitjen e postit të punës në makinat metalpunuese
- Punimet e ndryshme nw makinat metalpunuese
- Tornimim, frezimin, rektifikimin, shpimin dhe filetimin e vrimave, alezimin, smerilimi
- Materialet e saldimit, tipet e ndryshme të plasaritjeve, Metalet jo ferroze
- Profilimin metalik, llojet e ndryshme të saldimit, makinat e ndryshme të prerjes e teknikat e axhustimit, llojet e prerjeve, llojet e saldimit
- Diagnostikimin, çmontimin, riparimin dhe montimin
- Standartet bazë ISO 29000
Përveç pjesës teknike, nxënësit mësojnë rreth etikës profesionale, komunikimit me klientin si dhe mbi drejtimin e një servisi apo biznesi të vogël që lidhet me shërbimin mekanik.