Drejtimi “Elektroteknikë ” i jep mundësinë nxënësve të marrin njohuritë bazë, aftësitë dhe trajnimet përmes praktikave profesionale në biznese që i lejojnë të punësohen më tej si ndihmës, punonjës të kualifikuar, apo si Teknik/Menaxher Elektroteknik. Në lëndët profesionale dhe sidomos në praktikat profesionale, nxënësit mësojnë :
- parimet e elektricitetit,
- organizmin të vendit të punës, përzgjedhjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin të mjeteve të punës
- proçeset e punës që lidhen Instalimet elektrike të brendëshme e të jashtme, civile e industriale,
- instalimin, miëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e makinave elektrike dhe pajisjeve elektroshtëpiake
- Instalimin dhe mirëmbajtjen e linjave të TU e TL
- Rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit
Përveç pjesës teknike, nxënësit mësojnë rreth etikës profesionale, komunikimit me klientin si dhe mbi drejtimin e një dyqani apo biznesi të vogël që lidhet me shërbimin elektroteknik.