Aftësimi I mësuesve dhe instruktorëve për një ofertë të përmirësuar të afp-së

Sigurimi i lëvrimit të programeve cilësore të AFP-së, në përputhje me standardet dhe nevojat e industrisë qëndron në thelb të punës së projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J. Prandaj, projekti po bën përpjekje të mëdha për të siguruar ngritjen e kapaciteteve për mësuesit dhe instruktorët e institucioneve të AFP-së që ajo mbështet.

Gjatë muajit qershor, nga data 18 deri më 20 qershor në shkollën industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë u organizua një trajnim për “Standardet e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë”. Në trajnim morën pjesë mësues dhe instruktorë nga shkolla “Pavarësia”, Qendra e Formimit Profesional në Vlorë dhe shkolla profesionale “Gjergj Canco” në Tiranë. Pjesëmarrësit në trajnim përditësuan njohuritë e tyre dhe thelluan të kuptuarit përsa i përket rëndësisë, bazës ligjore, pajisjeve dhe procedurave për kryerjen e praktikës profesionale në shkollë ose në kompani sipas standardeve të industrisë. Lexo më shumë